Zvicra ndalon reklamat e cigareve, në Shqipëri VIP-at nxisin fëmijët të pinë Vape

Zvicra ndalon reklamat e cigareve, në Shqipëri…

Qeveria zvicerane ka vendosur të ndalojë me ligj çdo lloj reklamimi të duhanit në media apo ambjente publike. Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesi i vitit 2026 dhe do të forcojnë kufizimet në paketimin dhe reklamimin e duhanit dhe e-cigareve që pritet të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm. Shifrat shqetësuese në rritje të numrit të vdekjeve, ku rreth 9,500 njerëz humbin jetën para kohe çdo vit, ka bërë që qeveria të bllojë çdo mënyrë nxitëse te të rinjtë për të konsumuar duhan.

Përdorimi i duhanit shkakton shumë sëmundje jo të transmetueshme dhe kostoja e trajtimit të tyre mjekësor arrin në tre miliardë franga zvicerane (3.37 miliardë dollarë) në vit,” thonë zyrtarët.

Ndërkohë në Shqipëri ka një paradoks të madh në këtë drejtim. Jo vetëm që duhani reklamohet lirshëm por disa pseudo vipa kanë nxitur edhe përdorimin e cigareve elektrike te adoleshentët. Disa pajisje me avull që nuk dihet çfarë ndikimi në shëndet u promovuan masivisht në televizione kombëtare si dhe në çdo rrjet social apo kioskë.

Dëmi në shëndetin e qytetarëve është i lartë edhe në Shqipëri, ku autoritetet nuk guxojnë të vënë gjoba e jo më të ndalojë produktin që shkakton një sërë sëmundjesh kancerogjene.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit