Zyrtare/ Ajaksi rinovon kontratën me “bomberin” e njohur

Zyrtare/ Ajaksi rinovon kontratën me “bomberin” e…

Ajaksi ka rinovuar kontratën me sulmuesin e njohur Jan Klaas Huntelaar. Holandezi, i cili në gusht mbush 37-vjeç ka firmosur me “Harkëtarët” deri në verën e vitit 2021, ndërsa kontrata aktuale i skadon pas 2 javësh.

Huntelaar ndihet i lumtur për rinovimin dhe rrëfen se është i motivuar për të vijuar me shënimin e golave. “Unë me të vërtetë doja të vazhdoja të luaja dhe preferenca e parë ishte Ajax.”

Fillimisht Huntelaar ka luajtur për 3 vite e gjysmë me Ajaksin në periudhën 2005-2009, ku më pas u transferua gjatë merkatos së janarit te Real Madrid për shifrën e 27 milionë eurove. Aventura e tij me “Los Blancos” ishte tepër e shkurtër pasi u largua po në verën e po atij viti.

Holandezi u rikthyer te Ajaksi në vitin 2017 pas shtatë sezoneve te Schalke 04, ndërsa duket se do ta mbyllë karrierën e tij me “Harkëtarët”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit