Zyrtare/ Caktohet data e nisjes së vitit të ri shkollor

Zyrtare/ Caktohet data e nisjes së vitit…

Caktohet data e nisjes së vitit të ri shkollor. Shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor. Ne vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë,  në 15 qershor.

Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit