Zyrtare: Ermir Lenjani bëhet me ekip të ri

Zyrtare: Ermir Lenjani bëhet me ekip të…

Anësori shqiptar Ermir lenjani është transferuar tek Grasshopers.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë Klubi i njohur zvicerian me anë të rrjeteve sociale. Lenjanit i mbaroi kontrata me Sionin dhe pas bisedimeve me Grasshopers vendosi kalimin tek ky ekip.

Ai do aktivizohet përsëri në kampjonatit zvicerian në të cilin ka kaluar momente shumë të mira sportive. Kujtojmë se Lenjani ka luajtur edhe me parë me Grasshopes dhe ky është një rikthmin i tij.Image may contain: 1 person, sky, beard and outdoor, text that says 'GRASSHOPPER CLUB ZÜRIC'

Ai shpreson që të bëjë paraqitje pozitive për ekipin duke zhvilluar lojëra të mira, shënuar gola, dhe duke dhënë asiste sa më shumë. Lenjani ka firmosur një kontratë 2 vjeçare dhe ka ardhur me parametra zero.

Në karrieriën e tij të pasur përveç Grasshops ai ka luajtur me Winterthur, St.Gallen, Rene, Nantes dhe Sion. Ai ka debutuar me fanelën e Kombëtares Shqiptare në 15 nëntor 2013 në ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë. Ai ka ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol , kundër kombëtares Daneze, ndeshje kjo që u luajt në Elbasan Arena.

Ne si redaksi i urojmë Ermir Lenjanit suksese në ekperiencën e re me ekipin e Grasshopers dhe rikthim sa më shpejt në kombëtaren shqiptare.Ermir Lenjani transferohet te Grasshopper

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit