Zyrtare/ Greqia ul çmimin e transportit publik

Zyrtare/ Greqia ul çmimin e transportit publik

Pas pandemisë, Greqia ka vendosur të ul çmimin e biletave për transportin publik. Duke nisur nga kjo e hënë biletat për transportin publik në Athinë dhe Selanik janë më të lira me një ulje të taksës së vlerës së shtuar, në 13% e hyrë në fuqi, nga 26% që ishte.

Nga tani deri në tetor, udhëtarët mund të blejnë një biletë të vetme për metro, tramvaj, autobus ose trolejbus në Athinë për 1.20 euro, pra më pak se 1.40 euro që ishte, ndërsa e njëjta biletë për autobusët në Selanik do të kushtojë 0.90 cent krahasuar me 1 euro që ishte deri më sot.

Kostoja e biletave të sezonit gjithashtu do të ulet proporcionalisht.

Uljet u njoftuan muajin e kaluar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis si pjesë e një pakete që synon t’i japë  nxitje, bizneseve të goditura nga pandemia e koronavirusit si dhe të ndihmojnë qytetarët. Ato do të zgjasin deri më 31 tetor.

Greqia vendosi një bllokim në fillim të epidemisë. Vendi pati gjithsej 175 vdekje dhe 2,915 raste të konfirmuara që nga e shtuna. Asnjë rast nuk është zbuluar në pjesën dërrmuese të ishujve grekë, vende kryesore turistike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit