Zyrtare: Kukësi transferon ish-lojtarin e Juventusit

Zyrtare: Kukësi transferon ish-lojtarin e Juventusit

Kukësi ka konkretizuar me sukses një tjetër blerje në merkato. Klubi verior ka nënshkruar me portierin Entonjo Elezaj.

Ky i fundit është produkt i Juventusit dhe ka luajtur me moshat e bardhezinjve në të shkuarën. Portieri do të jetë shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Gega.

Ai do rívalizojë për një vend titullari në portën e Kukësit me Dashamir Xhikën. Kònkurrénca midis Elezajt dhe Xhikës prítet të jetë e forte sepse ty portierët kanë cilësi.

Karriera e Shqiptarit Elezaj ka vazhduar me tej duke luajtur edhe në Serie B, me Perugia, në sezonin 2016/17, në dy takime.

Më pas ka kaluar te Pro Vercelli dhe Sliema Wandereres në Maltë. Vjet ishte pjesë e këtyre të fundit, duke u aktivizuar në 7 ndeshje si titullar.CALCIATORE DELLA SETTIMANA'': Catanzaro, i tifosi scelgono Elezaj -  CalabriaSport24

Njoftimi i klubit të Kukësit:

– “Entonjo Elezaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Gardiani ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventus U23, teksa është edhe pròdhim i kësaj akademie.

Elezaj ka firmosur sot kontratën 1 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit