Zyrtare: Kylian Mbappe nënshkruan me Real Madridin

Zyrtare: Kylian Mbappe nënshkruan me Real Madridin

Tashmë gjithçka është zyrtare. Real Madrid dhe “ylli” francez, Kylian Mbappe kanë arritur akordin e shumë pritur mes tyre, duke i dhënë kështu fund një “telenovele”, e cila nisi, që në verën e vitit 2021, me Presidentin Florentino Perez, i cili mund të thuhet se solli tashmë në “Bernabeu”, lojtarin më të mirë të botës.

Klubi spanjoll njoftoi nënshkrimin e sulmuesit francez, me “kosto zero”, me kontratë deri në vitin 2029. Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappé do të përfaqësojë skuadrën franceze.

Pas shtatë sezonesh në PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappé vendosi të mos rinovojë me parizienët për sezonin e ardhshëm. Kështu, ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës. Mbappé do të mbajë fanellën me numrin 9 në sezonin e parë dhe kur kroati Luka Modric të largohet, ai do të mbajë numrin 10.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit