ZYRTARE/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit

ZYRTARE/ Skënder Gega trajneri i ri i…

Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit, dhe tashmë lajmi është zyrtar.

Vetë klubi e ka zyrtarizuar ditën e sotme Gegën, teksa pak më parë kishte bërë publik faktin se Orges Shehi do të largohej nga drejtimi, pasi nuk arriti që ta nxirrte ekipin kampion.

Nga njoftimi i klubit, thuhet se Gega do të prezantohet nesër në orën 11:00.

NJOFTIMI I KLUBIT

ZYRTARE! Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit