ZYRTARE/ Tirana pa frena në merkato, vjen edhe ish-kapiteni i Kombëtares Shpresa

ZYRTARE/ Tirana pa frena në merkato, vjen…

Ardit Toli është lojtari më i ri i Tiranës.

Klubi bardheblu e ka prezantuar sot zyrtarisht mbrojtësin e djathtë.

23-vjeçari, e ka kaluar deri më tani të gjithë karrierën në Greqi, ku ka dalë nga të rinjtë e Olimpiakosit.

Ish-kapiteni i ekipit Kombëtar Shpresa, do të zërë vendin që do lihet bosh nga largimi i Albi Dokës.

Toli bëhet kështu blerja e dytë për Tiranën për merkaton e verës, pas afrimit të sulmuesit Albion Avdiaj. Kujtojmë që ka rinovuar për një sezon edhe argjentinasi Agustin Torasa.

NJOFTIMI I TIRANËS

Ardit Toli vishet bardheblu!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit