ZYRTARE/ Tirana shpallet kampion, titulli rikthehet bardheblu pas 11 vitesh shterpësi

ZYRTARE/ Tirana shpallet kampion, titulli rikthehet bardheblu…

Tirana është shpallur kampione e Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020.

Kampionë nga “divani”, sepse me humbjen e Kukësit përballë Vllaznisë, dy javë nga fundi, diferenca mbetet plus 7 pikë, dhe tashmë edhe matematika i shpall kampionë.

Tirana shpallet kampione me 69 pikë, pas 34 ndeshjesh të luajtuara, ku kanë mbetur edhe dy.

Titulli rikthehet në shtëpinë bardheblu, pas plot 11 vitesh, ku herën e fundit e kishin fituar në sezonin 2008-2009.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit