ZYRTARE/ Tirana vazhdon forcimin e ekipit, Idriz Batha rinovon edhe për 1 sezon

ZYRTARE/ Tirana vazhdon forcimin e ekipit, Idriz…

Tirana vijon me forcimin e ekipit për sezonin e ri.

Ditën e sotme, klubi bardheblu njofton rinovimin e kontratës me Idriz Bathën.

Mesfushori ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe për 1 sezon tjetër.

Pas Agustin Torasës, Batha është lojtari i dytë që rinovon me kampionen e Shqipërisë.

NJOFTIMI I TIRANËS

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha.

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit