ZYRTARE/ Tirana vijon prezantimet në merkato, vjen mbrojtësi Toshevski

ZYRTARE/ Tirana vijon prezantimet në merkato, vjen…

Klubi i Tiranës ka prezantuar sot blerjen më të re, që është e treta për këtë merkato verore.

Mbrojtësi i djathtë, Kristijan Toshevski ka firmosur sot me bardheblutë.

Ai do të bashkohet në ditët në vijim me trajnerin Egbo për fazën përgatitore.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Mbrojtësi i djathtë vjen si një përforcim me shumë vlera për dy sezonet e ardhshme pranë skuadrës bardheblu. Futbollisti do t’i bashkohet Tiranës në fazën përgatitore e cila pritet te fillojë në ditët në vazhdim. #forcatirona”, shkruhet në njoftim.

Po këtë merkato bardheblutë kanë afruar dhe Ardit Tolin dhe sulmuesit Albion Avdijaj. Kristijan Toshevskit bëhet blerja e tretë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit