Zyrtare/ Toni Kroos tërhiqet nga futbolli pas Euro 2024

Zyrtare/ Toni Kroos tërhiqet nga futbolli pas…

Mesfushori i Real Madrid dhe kombëtares Gjermane, Toni Kroos do të tërhiqet nga futbolli pas finales së Champions Legaue dhe Europianit që do të zhvillohet këtë vit në Gjermani.

Vendimin e tij për tu tërhequr nga futbolli, legjenda e Real Madridit e ka bërë publike në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë tifozët e Real Madrid për 10 vitet që ai ka luajtur në Santiago Bernabeu.

Mesfushori gjerman theksoi se gjithmon ka dashur të mbyllë karrierën në kulmin e saj dhe tashmë do të ndodhë siç e ka “ëndërruar” gjithmonë.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jetën time si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Nuk do ta harroj kurrë kohën e suksesshme!

Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit.

Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhja vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor: a por la 15!!! HALA MADRID Y NADA MAS!”, shkroi Kroos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit