Zyrtare: Vaksinat kineze ofrojnë nivel të ulët mbrojtjeje

Zyrtare: Vaksinat kineze ofrojnë nivel të ulët…

Kina e ka pranuar zyrtarisht se vaksinat e saj kundër Covid kanë një nivel të ulët efektshmërie. Për këtë arsye, shefi i institucionit për parandalimin e sëmundjeve infektuese Gao Fu, deklaroi se po mendohet miksimi i tyre me qëllim që të krijohet një produkt sa më i mirë. “Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtjeje shumë të lartë”- u shpreh drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu në një konferencë në Chengdu. Nga ana tjetër zyrtarët nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me komentin e Gaos ose ndryshimeve të mundshme në planet zyrtare të qeverisë. Por një tjetër zyrtar i CDC tha që zhvilluesit po punojnë për vaksinat e bazuara në mARN.

Aktualisht, Pekini ka shpërndarë miliona doza me vaksina në shumë vende të tjera mes tyre dhe në Shqipëri dhe gjithashtu nisi një fushatë ku vinte në dyshim efektivitetin e vaksinave të prodhuara në vendet perëndimore. “Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike, për të çuar përpara procesin e imunizimit”, shtoi Gao, në një deklaratë që nuk është e zakonshme për autoritetet kineze. Gjithashtu studiuesit brazilianë kanë deklaruar më herët se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4%, krahasuar me 97% që ka ajo e Pfizer. Deri në këto momente, Kina nuk ka miratuar asnjë vaksinë të prodhuar në vende të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit