Xavi Hernandez merr drejtimin e Barcelonës

Xavi Hernandez merr drejtimin e Barcelonës

Tashmë është zyrtare, Xavi Hernandez është trajneri më i ri i Barcelonës. Ka qenë vetë klubi katalanas, që nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, bën të ditur se drejtimi i skuadrës i është besuar ish-mesfushorit.

Pas një karriere të suksesshme si futbollist, ku u kthye në idhullin e shumë tifozëve, tashmë Xavi rikthehet te Barcelona, por këtë herë në rolin e trajnerit. Bëhet e ditur se 41-vjeçari ka nënshkruar me katalanasit kontratë deri në vitin 2024.

“Nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim. Camp Nou ka qenë gjithmonë shtëpia ime, tifozët janë forca ime, njerëzit e mi, ndërsa Barça është klubi që më shumë dua. Tashmë kthehem në shtëpi, shihemi së shpejti tifozë të dashur”, ishin fjalët e para të Xavit pas rikthimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit