Zyrtarët infektohen me COVID-19, mbyll dyert Bashkia e qytetit Verior

Zyrtarët infektohen me COVID-19, mbyll dyert Bashkia…

Bashkia e qytetit verior të Malësisë së Madhe, në qarkun Shkodër, ka vendosur të mbyllë dyert për një kohë të pacaktuar.

Kjo, pasi dy punonjës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërkohë që 9 të tjerë presin përgjigjet e tamponit.

Ata dyshohet se kanë pasur kontakte me kolëgët në punë.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet serish ditën e hënë të javës së ardhshme.

Deri tani, Malesia e Madhe, kishte vetëm dy raste me COVID-19.

Një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë me më pak të prekur.

Numri i të prekurve tashmë shkon në 4 persona, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit