Zyrtarizimi historik i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, SHBA uron Kosovën: Ditë historike!

Zyrtarizimi historik i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin,…
Featured image of article: Zyrtarizimi historik i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, SHBA uron Kosovën: Ditë historike!

Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka cituar një pjesë të deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngjarje  me mbshkrimin “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Urime #Kosovë & #Izrael

Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate në Tëitter, e ka quajtur ditë historike vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin zyrtar të marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, shkruan Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Kosova dhe Izraeli nënshkruan sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit