Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç/ Dy të lënduar, mes tyre një fëmijë

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç/ Dy të…

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Forcat e policisë bëjnë me dije se, dy automjete me shpejtësi tej normave të lejuara janë përplasur me njeri-tjetrin. Nga përplasja e rëndë janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N. Një 44-vjeçare dhe një 13-vjeçare janë lënduar mirëpo fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Fushë Krujë-Laç Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident, por policia po heton, ndërsa të plagosurit gjenden në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, i jepet lamtumira e fundit 6-vjeçares

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit