Arrestohen dhe dy miqtë e Berberit, hetuesit i gjetën para, piktura, celularë e dokumenta

Arrestohen dhe dy miqtë e Berberit, hetuesit…

Veç arrestimit të Evis Berberit të ARrSh-së në prangat e Policisë kanë përfunduar dhe dy biznesmenë që kishin lidhje me mikun e Belinda Ballukut.

Me urdhërt të SPAK është arrestuar ish-ortaku i Berberit Valter Begaj dhe biznesmeni Ervis Lami. Ky i fundit rezulton që të jetë administrator i kompanisë DAAM, e cila është në zotërim 100% të Valter Begajt, i cili e ka blerë nga Evis Berberi në vitin 2018.

Sipas SPAK i cili nisi hetimet për këtë çështje dy javë më parë, dyshohet se sgitja nga Berberi të jetë bërë në mënyrë fictive, për të shmangur konfliktin e interest pasi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. E gjitha kjo ka ndodhur përpara se ai të emërohej në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor të vitin 2021.

Berberi u arrestua mbrëmjen e 13 marsit për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar celularë personalë, laptop, USB, dokumenta që mendohet të jenë të vlefshme për hetimin, dhe disa piktura me vlerë. Për këto të fundit Evis Berberi ka deklaruar para hetuesve se i ka pikturuar vetë.

Përveç banesës, pjesë e kontrolleve ka qenë dhe zyra e Berberit në ambientet e ARrSh. Ai dha dorëheqjen nga ky post së fundi, pasi si duket ka ‘nuhatur’ hetimin ndaj tij dhe duke e ditur se është i përfshirë në “korrupsion” ka menduar që prangat mos i vendosen në postin që mbante!

Lexo edhe: ‘Korrupsion pasiv e pastrim parash’, SPAK arreston Evis Berberin

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit