BIA torturon politikanin Serb që kërkoi falje për familjen Jashari

BIA torturon politikanin Serb që kërkoi falje…

Nikolla Sanduloviq politikani opozitar serb është dhunuar nga efektivët e Shërbimit të Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) gjatë kohës që ka qenë në ambientet e burgut.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili ka shkruar se Sandulviq është rrahur të enjten pas arrestimit mes orës 16:00 dhe 20:00. Në pamjet e publikuara, politikani serb shikohet teksa është i shtrirë në një barelë spitali, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nikolla Sanduloviq u ndalua nga BIA pas një postimi në rrjetin social “X”, ku kishte publikuar një vizitë që kishte bërë në vendprehjet e heronjve të familjes Jashari që humbën jetën në vitin 1998, dhe kishte kërkuar falje për krimet që Serbët bënë. Sipas avokatit Stojkoviq, vetëm 1 minutë pasi mediat e regjimit filluan fushatë të orkestruar kundër tij për atë postim, edhe dhe arrestimi.

Avokati thotë se ajo që ndodhi me Sanduloviqin është skenar i njëjtë me atë që bënte Sllobodan Millosheviq, ministër i të cilit ka qenë presidenti aktual Aleksandar Vuçiq kur dikush i dilte kundër.

Shiko postimin <a href="http://

🚨 BREAKING:
I have just heard from Nikola Sandulović's wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024
<script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8">këtu!

Lexo edhe: Kërkoi falje për vrasjen e familjes Jashari, arrestohet politikani serb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit