Detaje të reja nga vrasja e Islamit, pronari i lokalit kishte lidhje me një nga bandat

Detaje të reja nga vrasja e Islamit,…

Policia greke ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari, Pëllumb Islami. Mediat greke raportojnë se, sipas hetimeve të fundit rezulton që pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarë Islami, kishte lidhje me një prej grupeve kriminale që u përplasën.

Konkretisht shkak për këtë ngjarje është bërë përplasja mes dy bandave shqiptarë, konflikti mes të cilave vazhdon prej vitesh. Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë shqiptari.

Sipas tyre bandat kanë filluar konfliktin kohë më kur djali 16-vjeçar i pronarit të lokalit  u qëllua me thikë nga një tjetër shqiptar në Patias.

Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja”, shkruan një artikull të publikuar së fundmi gazeta ‘Tanea’ .

Pas ngjarjes në lokal, familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve. Dhe kanë qëlluar me breshëri në lokal, plumbat që fatkeqësisht kapën edhe Pëllumb Islamin.

Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal. Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti.

Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë. Për të hedhur plotësisht dritë lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet përfundimi i hetimeve.

Tashmë të shtatë shqiptarët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kreu i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve. Ishin ata të cilët u futën në lokalin ku Islami po pinte kafen dhe hapën zjarr, duke lënë shqiptarin të vdekur në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit