Maturën Shtetërore/ Kushi: Do të ketë kamera, ja si do veprohet me nxënësit me aftësi ndryshe

Maturën Shtetërore/ Kushi: Do të ketë kamera,…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri të ditur ditën e sotme në Komisionin e Edukimit se do të ketë disa risi në zhvillimin e Maturës Shtetëror për këtë vit. Një prej tyre lidhet me fëmijët me aftësi ndryshe. Ajo tha se për këtë kategori  do të hartohen provime të veçanta.

“Hartimi i provimeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe. Ata i nënshtroheshin të njëjtave testeve, kjo e vështirësonte shumë. Testet e veçanta do ta bëjnë më të lehtë për ta dhe për prindërit e tyre”, tha ministrja në komision. 

Më tutje ajo tregoi se është vendosur që këtë vit provimet do të zhvillohen në salla më të mëdha të vëzhguara nga kamerat. Kushi tha se nxënësit do të ulen në mjedise të mëdha, do të ketë numër të lartë administratorësh madje deklaroi se do të ketë edhe kamera sigurie. 

“Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti. Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, te këtë nr të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë. Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë”, tha Kushi.

Ministrja Kushi: Vendimi për mësimin me turne nuk është përfundimtar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit