Nga 204, janë dhënë 133 hektarë/ Pronat ushtarake po u falen investitorve strategjik për 1 euro

Nga 204, janë dhënë 133 hektarë/ Pronat…

Nga veriu në jug, çdo pronë ushtarake detare po u falet investitorëve strategjik. Mjafton të kesh raporte të mira me qeverinë dhe 1 euro në xhep, dhe automatikisht bëhesh pronat i bazave detare, që kanë shërbyer për mbrojtjen e vendit dhe stërvitjet ushtarake. Në total Shqipëria gëzon rreth 204 hektarë prona ushtarake detare, nga të cilat 133 hektarë tashmë janë falur biznesmenëve të ndryshëm.

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 1370 prona në inventarin e saj, por 85% i ka dorëzuar me argumentin se nuk mund t’i menaxhojë. Rreth 1200 prona që kanë shërbyer për armatën e forcave të armatosura, mund të merren për të ngritur resorte turistike.

Privatizimi i bazave detare nis në vitin 2010, me 670 repartet e parë, ndërsa me ndryshimet ligjore të vitit 2016 dhe 2017, kanë avancuar edhe më tepër falja e tyre. Pjesa më e madhe e hektarëve është dhënë nga 5 bazat detare, Pashaliman, Kepi i Palit, Shëngjini, Saranda dhe Porto Palermo.

Për privatizimin e bazave detare, sot në SPAK është ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, si dhe pritet të thirren në cilësinë e ish-shefit të Shtabit, presidenti Bajram Begaj, dhe ish-ministres së mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit