Pas vendimit të GjK, studentët e mjeksisë: Rimbushim sheshet nëse cënohet e drejta

Pas vendimit të GjK, studentët e mjeksisë:…

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me projektligjin e qeverisë për punësim të detyruar në vendin tonë të studentëve të mjekësisë deri në pesë vite në përfundim të studimeve, një grup përfaqësuesish të studentëve kanë dhënë sot një deklaratë për mediat.

Ata u shprehën se janë dakord me vendimin e Gjykatës deri në këtë moment, e cila sugjeroi rishikimin e afateve që ligji propozon për punësim të detyruar, nga 5 vite në 2 ose 3, pra jo më shumë se kohëzgjatja e studimit. Studentët thanë se do të presin vendimin e arsyetuar të gjykatës, dhe më pas do të vendosin se si do të veprojnë.

Ata paralajmëruan se nëse do të jetë e arsyeshme, studentët do ta kenë shumë të lehtë që të rimbushin sheshet si disa muaj më parë duke braktisur përsëri auditorët e arsimit.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cenohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

Lexo edhe: “Jo 5 vite por 3, ose 2″/ Gjykata Kushtetuese ridërgon në Parlament ligjin për studentët e mjekësisë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit