Të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas nuk bashkëpunojnë me hetuesit

Të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas…

Të arrestuarit e sotëm për atentatin ku mbeti i vrarë Gentian Bejtja nuk kanë pranuar që të bëshkëpunojnë me autoritetet e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen.

Ata kanë refuzuar ofertën e hetuesve për tu bërë bashkëpunëtorë, duke mos pranuar të tregojnë identitetet e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, alias  Brahimi, alias Mançellari, u arrestuan pasi u zbulua automjeti tip ‘Golf” me targa AB 960 GG i cili u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi dogjën makinën e krimit “Land Rover Discover” në fshatin Hasan.

Makina rezulton në emër të Edison Haxhiut, por është përdorur dhe nga Ilir Beqaraj. Pas ngjarjes mësohet se Edisoni ka marrë makinën ‘Golf’ dhe e ka dërguar në një lavazh në zonën e Lindrës për ta larë, në mënyrë që të hiqte gjurmët e ngjarjes. Policia e ka vërtetuar këtë nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë.

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda rrethimit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës. Ai në të kaluarën u kishte shpëtuar dy atentateve të tjera, dhe e dinte se ishte në shënjestër të autorëve!

Lexo më shumë për ngjarjen:

‘Pasi e vranë, dogjën makinën dhe ikën me golf’, zbardhet dinamika e atentatit në Larushk

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit