Tjetër aksident në punë, punëtori në Tiranë bie nga lartësia

Tjetër aksident në punë, punëtori në Tiranë…

Kushtet e sigurisë në punë në vendin tonë në shumë raste nuk respektohen, duke sjellë nga pas tragjedi dhe lëndime të punëtorëve të kantierëve të ndërtimit.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën rreth orës 16:00 në fshatin Picar në Vorë në një objekt që aktualisht është në ndërtim. Shtetasi Xh. B., 38-vjeç ka qenë duke punuar në lartësi të objektit, kur ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime trupore. Pas ngjarjes ai është dërguar në spital ku po mbahet në kujdesin e mjekëve.

Për rastin në fjalë është arrestuar shtetasi A. D., 36-vjeç me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës, pasi nuk ka zbatuar rregullat e sigurisë.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë kësaj jave në një pallat në ndërtim po në Tiranë, ku një skelë metalike ra nga kati i 13 duke lënduar dy kalimtarë të rastit në një kryqëzim poshtë ndërtesës në zonën e Nisharakut. Për këtë ngjarje në pranga përfunduan Erjon Kanto 41 vjeç me detyrë sipërmarrës, Zef Kala 49 vjeç inxhinier dhe Elton Osmanllari 41 vjeç, ky i fundit punëtor. Këta shtetas janë arrestuar pasi nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë teknike në punë, gjë që solli dhe rrëzimin e skelës metalike.

Lexo edhe: 3 persona në pranga për plagosjen nga skela, asnjë masë sigurie një ditë pas ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit