Zhdukja e shqiptares në Greqi, çfarë tha dëshmitari që vuri në lëvizje autoritetet

Zhdukja e shqiptares në Greqi, çfarë tha…

Janë zbardhur të tjera detaje nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi dy vite më parë, Artemis Vasili. Një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngjarjes dhe ka vënë në lëvizje autoritet policore.

Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi. Sipas saj, Artemisa shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht. Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.

Dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë. Ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.

Babai i Artemisës, i cili ishte në xhirimet e emisionit, denoncoi zvarritjen e hetimeve nga autoritetet. Njëkohësisht ai pohoi se dikush në zonë e di se çfarë po ndodh me vajzën e tij: “Dikush e di për vajzën time në Koropi dhe po e fsheh”, tha ai. Madje, ai së bashku me avokatin e tij ka treguar se miqtë e Artemisës po nxjerrin informacionin se vajza është gjetur.

Gjithsesi, priten informacionet që do të publikojnë deri në fund të javës autoritet greke.

E rëndë/ Shqiptarja dhunohet nga 7 nxënës në Greqi, për motive racizmi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit