Burg për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, u arrestuan për vrasjen e Bejtjas

Burg për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun,…

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu të arrestuar nga Policia si të përfshirë në atentatin ku humbi jetën Gentian Bejtja janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Të dy ata u arrestuan një ditë më parë (20/03/2024) si të përfshirë në atentat, pasi sipas prokurorisë automjeti tip ‘Golf’ të cilin përdorën autorët për tu larguar nga fshati Hasan ku dogjën makinën e ngjarjes, është në pronësi të Edison Haxhiut.

Avokati i të akuzuarve i mohoi akuzat, duke u shprehur se të ndaluarit e Policisë nuk kanë lidhje me krimin. Sipas tij prokuroria nuk ka prova që automjeti me të cilin lëvizën autorët është i njëjti me atë të Haxhiut.

Nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti i ngjashëm me atë në vendngjarje, por nëse është i njëjti nuk e provojnë dot. I kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.

Një ditë më parë të arrestuarit refuzuan të bashkëpunojnë me hetuesit për të treguar më shumë rreth ngjarjes, me qëllim zbulimin e identiteteve të personave të tjerë që janë të përfshirë.

Gentian Bejtja u vra në 15 mars në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Ai në të kaluarën u ka shpëtuar tre atentateve të tjera me eksploziv dhe armë zjarri. Në të kaluarën Bejtja ka qenë polic i burgjeve.

Lexo më shumë për ngjarjen:

Të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas nuk bashkëpunojnë me hetuesit

‘Pasi e vranë, dogjën makinën dhe ikën me golf’, zbardhet dinamika e atentatit në Larushk

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit