Tragjedi e dyfishtë në familjen Merkaj/ 28-vjecari vdiq në aksident, i vëllai u...

Tragjedi e dyfishtë në familjen Merkaj/ 28-vjecari…

Janë zbardhur detaje tronditës nga tragjedia që i ndodhi familjes Merakaj, ku mbrëmjen e djeshme i riu Klinton Merkaj humbi jetën në një aksident në Rrethrrotullimit e Çifligut Dimal. Automjeti i 28-vjecarit “Benz” doli nga rruga e më pas u përfshi nga flakët. Për fat të keq i riu humbi jetën dhe kjo ishte një goditje për familjen e tij.

Mirëpo duket se kjo nuk është e vetmja fatkeqësi në familjen Merkaj. Ata janë përballur me dy tragjedi në pak ditë, duke humbur dy djemtë e tyre të vetëm.  Te afërm të viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë.

Kujtojmë se policia ka deklaruar se shkak për aksidentin e Klintonit u bë shpejtësia tej normave të lejuara.  Banorët e zonës deklaruan se kjo rrethrrotullimi aty ka qenë shpesh herë burim aksidenti. Edhe pse është e pajisur me ndriçim, mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë duke u gjetur pa përgatitur për rrugën që duhet të ndjekin.

Si e mësuan shqiptarët ta pilotonin avionin ‘MIG-19PM’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit