Policia ka marrë në mbrojtje Blerina Metën, bashkëshorten e 49-vjeçrit Pëllumb Meta i cili u vra nga fëmijët e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Këtë të shtunë (24/02/2024) i ndjeri është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni mortore të organizuar nga vëllezërit. Tre fëmijët Hygerta, Amarildo dhe Hysen Meta ndodhen në qeli si organizatorët e krimit, teksa nëna e tyre nuk është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës.
Kjo e fundit është shoqëruar nga Policia në banesën e familjarëve të saj në qytetin e Laçit, teksa frika e një hakëmarrje është prezente. Krimi u zbulua një ditë më parë, teksa ngjarja kishte ndodhur në 10 shkurt 2024. Ishte pikërisht 24-veçari Hysen Meta ai që vrau babain e tij, pasi kishin konflikte të vazhdueshme në familje teksa së fundmi i ndjeri donte të fejonte vajzën 19-vjeçare me një person të panjohur për të.
24-vjeçari kishte denoncuar zhdukien e babait në Polici në datën 13 shkurt 2024, por nga hetimet u zbulua se si fëmijët kishin planifikuar vrasjen e babait të tyre dhe groposjen e tij në një ndërtesë të vogël afër shtëpisë.
Lexo më shumë për këtë ngjarje:
Vrasja e 50-vjeçarit, në pranga 3 fëmijët e tij, nën hetim gruaja
Policia arreston vëllain e Hygerta Metës
Vrau babain, 19-vjeçarja: Jam e lumtur, ose do e vrisja, ose do arratisesha
Krushku i Pëllumb Metës: Vajza s’ishte në gjendje të vriste një pulë
Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh, vajza vret babain dhe e varros në oborrin e banesës